Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

26 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

nga Kaltrina Berila31 mars 2025
26 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Sot bëhen 26 vjet nga Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit – një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth.

Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët figurojnë të pagjetur.

Në këtë masakër përpos vrasjes dhe masakrimit nga forcat serbe, të vrarët më pastaj edhe janë djegur. Në këtë masakër kanë mbijetuar 13 persona.

Për këtë masakër, deri më tani nuk është dënuar asnjë person

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →