RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

27-vjeçari ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

nga Venera Grabanica24 korrik 2025
27-vjeçari ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës është realizuar me sukses pranim-dorëzimi i shtetasit 27-vjeçar L.M, i cili është ekstraduar nga Gjermania.

I kërkuari ishte subjekt i një urdhërese të lëshuar nga organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës për veprën penale “Vjedhja e rëndë” – i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim.

”Mbrëmë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, njësia për menaxhimin e urdhëresave – arrestimeve e Policisë së Kosovës, ka realizuar me sukses pranim-dorëzimin e shtetasit L.M., mashkull, 27 vjeç, i cili është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë. I kërkuari ishte subjekt i një urdhërese të lëshuar nga organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës për veprën penale “Vjedhja e rëndë” – i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim. Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, personi është shoqëruar dhe dorëzuar në qendrën e paraburgimit Hajvali, për vuajtje të mëtejme të dënimit.. Operacioni është përmbyllur pa asnjë incident dhe në përputhje me standardet profesionale. Policia e Kosovës vazhdon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar për kapjen e personave të kërkuar dhe të zbatojë ligjin me përkushtim të lartë, në funksion të sigurisë publike dhe sundimit të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →