Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

28 subjekte politike garojnë për zgjedhje

nga B G16 janar 2021

Është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se Gjatë afatit të vendosur nga ky komision, 8 janar – 16 janar, kanë dorëzuar aplikimin për çertifikim dhe listën e kandidatëve gjithsej: 28 subjekte politike, prej tyre: 21 parti politike, dy koalicione dhe pesë iniciativa qytetare.

Po ashtu KQZ-ja ka bërë të ditur se për zgjedhjet e 14 shkurtit nuk është paraqitur asnjë kandidat i pavarur.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është 1 079 kandidatë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →