Nitaj ka treguar se kur kanë nisur shkëndijat e para të rënies së Qeverisë
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj në “Click” të RTV21 ka thënë se fillimi i rënies së Qeverisë ka nisur më ngjarjen e famshme më përplasjen e hartës që Ramush Haradinaj ia kishte bërë kryetarit të komisionit shtetëror për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, Murat Meha, shkruan rtv21.tv
Nitaj po ashtu tha se se vendimi i djeshëm për rrëzimin e Qeverisë është vendim që e reseton skenën politike në Kosovë.
Ndryshe sot presidenti Thaçi ka caktuar datën 11 qershor, ditë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës. Ky vendim vjen pas takimit që presidenti ka zhvilluar sot me përfaqësuesit e subjekteve politike, të cilin e bojkotoi LDK-ja./21Media










