Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

3 të vrarë nga bombardimet në Kharkiv, përfshirë një 13-vjeçar

nga Kaltrina Berila20 korrik 2022

Një djalë 13-vjeçar ishte mes tre viktimave të një sulmi rus në qytetin verilindor të Kharkiv të mërkurën në mëngjes. Këtë e bëri të ditur, Oleh Synehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale.
“Fatkeqësisht, 3 persona, duke përfshirë një djalë 13-vjeçar, një burrë dhe një grua, u vranë si rezultat i granatimeve të mëngjesit nga pushtuesit e lagjes Saltivskyi të Kharkiv-it”, shkroi ai në një postim në Telegram, trasmeton rtv21.tv.
Një grua 72-vjeçare ka mbetur e plagosur.
Synehubov këshilloi njerëzit në Kharkiv – qyteti i dytë më i madh i Ukrainës përpara fillimit të pushtimit rus – të mos dilnin jashtë nëse nuk është e nevojshme./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →