Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaTë tjera
📰 Të tjera

3-vjeçari vozit “Ferrari”

nga Kaltrina Berila15 mars 2023
3-vjeçari vozit “Ferrari”

Pjesa më e madhe e fëmijëve në moshën tre vjeçare janë ende të pasigurtë në ecjen e tyre, por kjo me sa duket nuk ndodh me djalin e ish-pilotit turk, kenan Sofuolglu, i cili në atë moshë aq të brishtë jo vetëm që parkon mjetet luksoze të të atit, por tashmë edhe teston ato në pistë.

3-vjeçari është shndërruar në një “yll” të Instagramit, ku janë të shumta videot qe e tregojnë fillimisht manovrat e vështira të parimit, ku ai mezi prek pedalet dhe orientohet me kamerën e brendshme.

Së fundmi, djaloshi është parë duke drejtuar një ferrari SF90 Stradale, një ‘bishe’ që arrin 200 kilometra në vetëm 6 sekonda.

Aftësia e tij për të drejtuar mjet të tillë është e admirueshme. Edhe pse ne video nuk duket sikur ai arrin shpejtësinë aq të larta./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →