Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

30 vjeçarja sulmohet me acid në fytyrë

nga Kaltrina Berila5 dhjetor 2019

Viktima u dërgua në spital

Një grua është dërguar me urgjencë në spital pasi një “substancë” është hedhur mbi të mëngjesin e sotëm në Londrën veriore. Dyshohet sulm me acid. Viktima, 30 vjeçare është sulmuar këtë mëngjes gjatë pikës së trafikut në “Kentish Town Road, Camden’.

Policia mbërriti në vendngjarje pas shumë telefonatave të cilët u bënë para orës 07:00 të mëngjesit. Policia thotë se u raportua për një sulm me acid në rrugën kryesore të qytetit.

Gruas i kanë hedhur ujë përpara se të dërgohej me urgjencë në spitalin qendror të Londrës, për trajtim të mëtejshëm.

Lëndimet e saj nuk janë jetike dhe raportohet se gruaja është jashtë rrezikut për jetën.

Rruga ku ndodhi sulmi u rrethua nga policia ndërkohë që bëhej ekzaminimi dhe zbardhja e plotë e ngjarjes.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →