Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

30 vjet nga sulmi i parë ndaj familjes Jashari

nga Kaltrina Berila30 dhjetor 2021

Sot bëhen 30 vjet nga sulmi i parë i forcave të armikut kundër familjes Jashari në Prekaz.
Pas një rezistence të fuqishme të familjes Jashari, forcat serbe u detyruan të tërhiqen.
Në sulmin e dytë ndaj familjes Jashari më 22 janar 1998, dy persona nga kjo familje u plagosën.
Më 5 mars 1998, forcat serbe sërish rrethuan shtëpinë ku gjendej Adem Jashari dhe familja e tij me tanke dhe artileri të rëndë. Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.
Pas vdekjes, Adem Jashari u bë simboli i luftës së Kosovës dhe pavarësisë së vendit.
Shtëpia e familjes Jashari pas pavarësisë së Kosovës u kthye në shtëpi përkujtimore. Ndërsa përballë shtëpisë gjenden edhe varrezat e dëshmorëve që humbën jetën në sulm. Në Prekaz gjithashtu gjendet edhe një muze ku ekspozohen veshjet dhe gjërat e familjes Jashari./kp

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →