Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Në Detin Mesdhe shpëtohen qindra migrantë

nga RTV2114 maj 2017

Dje në 4 operacionet e shpëtimit janë shpëtuar 484 persona

Ekipet e Rojës Bregdetare të Italisë, kanë shpëtuar 484 migrantë gjatë përpjekjeve për të kaluar Detin Mesdhe, raporton aa.

Pasi që kushtet e motit dhe detit janë përmirësuar janë rritur kalimet e migrantëve dhe operacionet e shpëtimit, në rrugën më të përdorura nga trafikantët e njerëzve në migracionin e parregullt nga Afrika në Evropë.

Në deklaratën me shkrim të publikuar nga Roja Bregdetare e Italisë me seli në Romë, theksohet se dje në 4 operacionet e shpëtimit janë shpëtuar 484 persona.

Gjatë operacioneve janë nxjerrë 7 kufoma të migrantëve nga deti.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →