Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

34 ekipe të ambasadës amerikane vëzhgojnë zgjedhjet

nga Kaltrina Berila25 qershor 2017

Shqipëria sot voton

Rreth 3.4 milionë shqiptarë janë thirrur sot për të votuar, ndërsa ambasada amerikane pas mesazhit që iu ka drejtuar qytetarëve shqiptarë, ka deklaruar se 34 ekipe të saj do të mbikëqyrin votimin dhe numërimin dhe se do të mbështesë 540 ekipe të tjera të shoqërisë civile.

“Urimet më të mira për shqiptarët sot, teksa ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të votuar. Ne kemi nderin të kemi 34 ekipe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të cilët do të vëzhgojnë votimin dhe numërimin në të gjithë vendin. USAID do të mbështesë edhe 540 ekipe të tjera vëzhguese vendore të shoqërisë civile kudo në Shqipëri. Zgjedhjet janë një festë për demokraci!! Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni!”, është ky mesazhi i ambasadës amerikane.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 18 parti politike, me 2 mijë e 666 kandidatë të regjistruar për deputetë. Në mbarë vendin janë ngritur 5 mijë e 362 qendra votimi.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →