Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

34 të vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Kolumbi

nga Xh.D6 dhjetor 2022
34 të vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Kolumbi

Rrëshqitja e dheut të dielën ndau një autostradë në dysh në qytetin Pueblo Rico, në Kolumbi, duke lënë të vdekur 34 persona.
Në autobusin i cili ishte zhytur në dy metra baltë ndodheshin 33 persona. Gjithashtu janë prekur një makinë me gjashtë pasagjerë dhe një motoçikletë me dy persona.
Më shumë se 70 punonjës kërkim-shpëtimi kërkuan për të mbijetuar.
“Solidaritet me familjet e viktimave, ata do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë kombëtare”, shkroi në Twitter presidenti kolumbian Gustavo Petro.
Qyteti kishte qenë nën kërcënimin e rrëshqitjes së dheut për shkak të shirave të dendur të shkaktuar nga fenomeni i motit La Niña, sipas agjencisë kombëtare të menaxhimit të emergjencave të Kolumbisë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →