Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mustafa ngushëllon familjen Kika

nga RTV2119 maj 2017

Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen Kika me rastin e vdekjes së veprimtarit të LDK, Agim Kika

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka thënë se me dhembje të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e papritur të veprimtarit të shquar të LDK-së, Agim Kika.

“Agimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e LDK-së dhe kudo që ishte. Gjithherë rrezatonte dashuri ndaj njerëzve e thërriste të jemi bashkë. Ngushëllime familjes Kika; ngushëllime z. Agim Veliu, Kryetar i Komunës së Podujevës dhe i Degës së LDK-së së Podujevës; ngushëllime miqve e bashkëveprimtarëve tanë dhe qytetarëve të Kosovës. E ngushëlloj thellë edhe veten time për humbjen e një njeriu të dashur dhe shumë të respektuar’, ka thënë Mustafa.

Ndryshe aktivisti i LDK, Agim Kika ka vdekur mbrëmë në moshën 54 vjeçare. Kika ishte pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, organit më të lartë të kësaj partie./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →