Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kandidatë për deputetë të akuzuarit për terrorizëm

nga E.Bullaku19 maj 2017

Aktivistët e VV akuzohen për sulmin ndaj ndërtesës së  Kuvendit të Kosovës

Katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Atdhe Arifi të cilët janë të akuzuar për terrorizëm, do të jenë kandidatë për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga kjo parti politike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi, përmes një postimi  në Facebook, ku ka shkruar se sapo është njoftuar për këtë vendim.

“I falënderoj të gjithë aktivistët e VETËVENDOSJE!-s për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kanë treguar këta 9 muaj prej kur jemi nën arrest. Më 11 qershor, ndryshimi do të ndodh. Ky ndryshim, do t’i hapë rrugët që drejtësia për Astritin të vihet në vend”, ka shkruar Krasniqi.

Aktivistët e VV akuzohen për sulmin ndaj ndërtesës së  Kuvendit të Kosovës, të bërë më 5 gusht të vitit të kaluar, ndërsa kanë të caktuar masën e arrestit shtëpiak./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →