Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

35 mijë e 500 familje me ndihmë sociale!

nga Egzona Mehmeti30 nëntor 2021

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 35.500 familje që marrin ndihmë sociale. Vetëm gjatë këtij viti, numri është rritur për 8500 për shkak të pandemisë, njoftoi sot ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska.
Ajo tha se në vitin e ardhshëm pritjet janë që numri i familjeve që marrin ndihmë sociale të kalojë 40 mijë.
“Mjetet e parapara për transfere sociale në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale janë paraparë në 11,6 miliardë denarë. Këtë vit për shkak të pandemisë kemi pasur hyrjen e 8.5 mijë familjeve në sistemin e mbrojtjes sociale. Nga 27,000 familje para pandemisë vitin e kaluar, deri në fund të vitit në sistem kanë hyrë edhe 8,5 mijë familje të tjera, kështu që për momentin kemi 35,500 familje që përdorin ndihmën minimale të garantuar. Parashikimet e MPPS, duke pasur parasysh se pandemia nuk ka përfunduar ende, vitin e ardhshëm në sistem do të hyjnë edhe 5500 familje”, tha ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska, shkruan TV21./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →