Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump arriti në Sicili për të marrë pjesë në samitin G-7

nga RTV2126 maj 2017

Trump, sot ndodhet në Sicili të Italisë për të marrë pjesë në samitin dyditësh të Grupit të 7 vendeve (G-7)

Presidenti amerikan, Donald Trump në këtë samit pritet që të ballafaqohet me pyetje nga liderët e tjerë, për pozicionin e tij për tregti dhe ndryshime klimatike.

Qëndrimi në Sicili është pjesa e fundit e turneut të parë të jashtëm të presidentit Trump, në Lindjen e Mesme dhe në Evropë.

Në këtë samit, liderët, po ashtu, do të diskutojnë për bashkëpunimin në siguri, pas sulmit me bombë në Mançester të Britanisë më 22 maj, me ç’rast u vranë 22 vetë. Për këtë sulm është i dyshuar një militant islamik me origjinë nga Libia, i cili ishte rritur në Britani.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →