Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

39 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut

nga Xh.D27 korrik 2021

39 raste të reja me Covid-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut nga gjithsej 3.839 teste të realizuara, ndërsa nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19.
Më shumë raste janë regjistruar në Tetovë 14 të infektuar, më pas vijon Shkupi me 12 raste, Gostivari 5, Kumanova 4, Kërçova 2, ndërsa Manastiri dhe Vallandova nga 1 rast, kanë deklaruar nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë, nga Instituti i Shëndetit Publik kanë njoftuar se janë shëruar 12 pacientë, ndërsa nuk janë është regjistruar asnjë viktimë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 156.124 raste, prej të cilëve 150.307 janë shëruar, kurse 5.491 kanë ndërruar jetë. Aktualisht janë 326 raste aktive me Covid-19, shkruan TV21./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →