🇽🇰 Kosova
4 mijë e 597 vaksina antiCovid janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë
nga B.K28 tetor 2021
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 597 doza të vaksinës kundër COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë(MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas njoftimit të MSH-së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 553 mijë e 816 doza të vaksinës antiCovid.
Deri më sot 716 mijë e 855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19 nga 1 mijë e 557 testime të kryera. Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 292./21Media










