Katër persona janë vrarë nga bombardimet ukrainase të qendrës së qytetit të Donjeckut në Ukrainën lindore, sipas kreut të administratës së Donetskut të mbështetur nga Rusia.
“Si rezultat i bombardimeve të zonave qendrore të Donetsk sonte, katër persona u vranë. Katër civilë u plagosën në shkallë të ndryshme”, tha Alexei Kulemzin në Telegram.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA/Novosti raportoi se “trupat ukrainase bombarduan qendrën e Donetsk, zjarri kishte për qëllim ndërtesat e banimit”.
Bombardimet kishin në shënjestër rrethin Voroshilovsky sipas Kulemzin. Granatimet dyshohet se goditën Kishën e Lindjes së Krishtit, ku ndërtesa është “shembur pjesërisht”, tha ai.
Më herët, Komiteti Hetimor rus lëshoi një deklaratë duke thënë se ata do të “përcaktojnë të gjitha rrethanat e incidentit dhe personat e përfshirë në kryerjen e krimeve”.
Është nata e dytë radhazi që Donetsk është vënë nën sulm.
Më herët të hënën, RIA Novosti raportoi se dy ndërtesa morën flakë në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut pas sulmeve nga forcat ukrainase.
Ushtria ukrainase ende nuk e ka konfirmuar apo komentuar sulmin. Donetsk është mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014./21Media










