Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“4 vjet, 2 kilometra rrugë”, Abdixhiku me video ironizuese

nga Kaltrina Berila10 dhjetor 2024
“4 vjet, 2 kilometra rrugë”, Abdixhiku me video ironizuese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar me publikimin e videove ironizuese për ngecjen e projekteve të Qeverisë aktuale. Video këtë herë i kushtohet projekteve në Infrastrukturë dhe mos përfundimit të tyre nga Qeveria Kurti.

“4 vjet, 2 kilometra rrugë! Mos ja bo vetit rrafsh! #behundryshimi”, ka shkruar Abdixhiku.

“Përnime nuk është qaq keq. S’pe kuptoj pse njerëzit po ankohen. Ok, asni rrugë s’është kry, po su bo nami.Ndodh me tu prish kerri prej gropave po s’ka sen që s’nreqet. Edhe kurrgjo s’bohet me ec n’kamë. 30 kilometra çka janë për marakli hajt? Sen. Ec n’kamë knaqesh. Unë mënoj që është super. Krejt varet qysh e sheh”, thuhet në tekstin e videos së postuar në Facebook.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →