Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“400 mijë euro përmes mashtrimit”, arrestohet një person zyrtar në Gjilan

nga Kaltrina Berila14 prill 2025
“400 mijë euro përmes mashtrimit”, arrestohet një person zyrtar në Gjilan

Arrestohet një person i autorizuar pasi gjatë aplikimit për një aktivitet të prokurimit publik, dyshohet se ka dorëzuar dokumente me përmbajtje të rreme apo të falsifikuara, me qëllim mashtrimi dhe ndikimi në procesin e vlerësimit të ofertave.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se qëllimi i këtyre veprimeve ka qenë përfitimi i kundërligjshëm nga fondet publike, të parapara në një shumë prej rreth 400 mijë eurosh.

“Policia e Kosovës, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan (NJRHKEK-Gjilan), gjatë zhvillimit të hetimeve, ka siguruar prova të besueshme se i dyshuari mashkull kosovar si person i autorizuar, me rastin e aplikimit në një aktivitet të prokurimit, me qëllim të mashtrimit si dhe ndikimit në vendimin në procedurën e vlerësimit, ka paraqitur dokumente me përmbajtje të rreme apo të falsifikuara, për t’i plotësuar kërkesat, në mënyrë që të përfitojë kundërligjshëm në fonde publike sipas ofertës së çmimit nga shuma e përgjithshme e vlerës së parashikuar prej 400 mijë euro. Me këtë rast nga këto veprime është krijuar dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale ‘keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’ nga neni 415 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thueht në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se lidhur me rastin personi i dyshuar me datën 14.04.2025 është intervistuar dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të Shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →