Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

45 vjeçari shqiptar goditi me thikë gruan e tij

nga Egzona Mehmeti6 janar 2019

Gruaja është dërguar në Athinë për mjekim më të specializuar

Një 45 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka goditur me thikë disa herë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Çifti jeton prej kohësh në Korinth dhe sipas mediave lokale, pas trajtimit paraprak në spitalin lokal, gruaja është dërguar në Athinë për mjekim më të specializuar.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas grindjeve të forta midis çiftit. Mediat lokale kanë shkruar se shqiptari e kishte dhunuar edhe më parë bashkëshorten e tij 45 vjeçare.

45-vjeçarja nuk i ka shpëtuar ende rrezikut për jetën dhe 24 orët e ardhshme janë tejet të rëndësishme për jetën e saj.

Policia është në kërkim të burrit që kreu aktin.

Pak ditë më parë, një shqiptar vrau me shufër hekuri vajzën e tij 28 vjeçare, duke e varrosur pas shtëpisë ku banonte. Shkak ishte lidhja e vajzës me një djalë afgan, i cili jetonte prej vitesh në rajonin e Korfuzit./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →