Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

48-vjeçari kapet duke vjedhur naftë prej një shkolle

nga Kaltrina Berila29 mars 2022


Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se mëngjesin e sotëm është arrestuar një 48-vjeçar nga Manastiri, përcjell TV21. I njëjti është kapur me 260 litra naftë, të cilën e ka marrë nga sistemi i ngrohjes në një shkollë e mesme.
“Më 29.03.2022 në ora 05:15 në rrugën “Fallanga Maqedonase” në Manastir, zyrtarë policorë nga SPB Manastir kanë arrestuar I.M. (48) nga Manastiri. Ai u kap duke vjedhur naftë nga një rezervuar ngrohjeje në një shkollë të mesme të mjekësisë. Tek i njëjti janë gjetur 12 tuba me gjithsej 260 litra naftë. Ai është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 235 nga Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →