Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Zgjedhjet e qeta, ogur i mirë në rrugën evropiane të Kosovës”

nga RTV2111 qershor 2017

Basha ka përshëndetur zgjedhjet e mbajtura në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur zgjedhjet e mbajtura në Kosovë, duke thënë se klima e qetë dhe transparente e zgjedhjeve janë dëshmi entuziaste të konsolidimit të mëtejshëm në Kosovë të standardeve demokratike evropiane.

Ai ka thënë se cilësia e këtyre zgjedhjeve është një ogur i mirë në rrugën evropiane të Kosovës.

“Partia Demokratike i konsideron një prioritet absolut marrëdhëniet me Kosovën dhe thellimin e bashkëpunimit me çdo qeveri të dalë nga vota legjitime e popullit sovran. Me këtë rast dua të shpreh vullnetin tim të plote se nesër në drejtim të qeverisë së Shqipërisë do të rris bashkëpunimin me institucionet e Kosovës dhe qeverinë e re të saj drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike”, është shprehur Basha.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →