Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump po hetohet edhe për pengim të drejtësisë

nga RTV2115 qershor 2017

Telashe të reja për Presidentin e SHBA-së

Këshilltari special, Robert Myller, është duke hetuar përpjekjet eventuale të presidentit, Donald Trump, për të penguar drejtësinë, shkroi gazeta Uashington Post, shkruan rtv21.tv

Bëhet fjalë për hetimet në lidhje me përzierjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vitin e kaluar. Akuzat për pengim të drejtësisë u dëgjuan muajin e kaluar, kur Trump vendosi të shkarkoi drejtorin e FBI-së, Xhejms Komej, i cili gjatë dëshmisë para senatit javën e kaluar deklaroi se mendon se është shkarkuar, për shkak të hetimeve për përzierjen e Rusisë.

Zëdhënësi i avokatit të Trumpit, Mark Korello, i pyetur për këtë shkrim të Uashington Postit, tha se rrjedhja e informata të FBI-së për presidentin në opinion është një gjë e paligjshme dhe e padrejtë.

Uashington Post është mbështetur në burime anonime, të cilat kanë folur për kërkesat e hetuesve. Nuk dihet se a janë burim i këtyre informatave zyrtarët e FBI-së./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →