Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

575 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme

nga Kaltrina Berila18 gusht 2021

Pas shtimit të rasteve me COVID-19, është rritur edhe numri i pacientëve të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet private.
Në raportin e SHSKUK-së, bëhet e ditur 575 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 468 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19.
Sipas të dhënave të SHSKUK-së, 418 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa 29 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK, 206 pacientë të shtrirë, 170 prej tyre Covid-19 pozitiv, 155 me oksigjeno-terapi
– Klinika Infektive, 113 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 11 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 44 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 369 pacientë, 298 prej tyre Covid-19 pozitivë, 263 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 70 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 91 pacientë
– Spitali i Pejës, 64 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 81 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 37 pacientë.
Të martën (17 gusht) në Kosovë janë regjistruar 5 raste të vdekjes nga koronavirusi i ri./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →