Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

58 persona konsiderohen të vdekur në “Grenfell”

nga Egzona Mehmeti17 qershor 2017

Të paktën 58 persona konsiderohen si të vdekur në zjarrin që ka përfshirë kullën “Grenfell” në Londër

“58 persona janë shpallur të zhdukur dhe që me trishtim duhet t’i hamendësojmë të vdekur”, njoftoi Stuart Cundy, përgjegjës i lartë i policisë së kryeqytetit britanik, raporton AFP.

“Ky numër prej 58 personash mund të ndryshojë. Shpresoj se nuk do të jetë rasti, por mund të rritet”, shtoi ai, duke shtuar se mbi këtë bilanc të ri provizor, 30 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 16 trupa janë gjetur në ndërtesën e djegur.

Oficeri theksoi se operacioni i kërkimit të trupave do të marrë kohë të gjatë për shkak të gjendjes që ndodhet kulla, e cila është shkatërruar nga zjarri, origjina e të cilit deri më tani është e panjohur.

Zjarri ka përfshirë kullën “Grenfell” mesnatën e së martës së kësaj jave.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →