Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

6 pacientë me oksigjenoterapi nëpër spitale

nga Kaltrina Berila28 mars 2022

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 5 pacientë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, ndërsa në trajtim janë 8 pacientë post-COVID-19.
Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 7 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar edhe 37 raste të reja me COVID-19. Ndërsa, janë 659 raste aktive në Kosovë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →