Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

6 persona e sulmojnë një tjetër me thikë, viktima dërgohet në QKUK

nga Kaltrina Berila22 mars 2025
6 persona e sulmojnë një tjetër me thikë, viktima dërgohet në QKUK

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në Podujevë ditën e djeshme ku gjashtë persona kanë sulmuar me thikë një person tjetër, i cili pas lëndimeve që ka marrë është dërguar në QKUK për trajtim.

Ndërkaq, nga gjashtë sulmuesit, pesë janë arrestuar dhe njëri është arratisur, ka thënë Policia e Kosovës.

“Rr.Nuhi Gashi & 19-Qershori, Podujevë 21.03.2025 – 19:45. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht dhe me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar. Lëndime trupore ka pësuar viktima i cili gjendet nën tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Ndërsa janë arrestuar pesë persona të dyshuar, kurse personi i gjashtë i dyshuar gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit tre nga të dyshuarit e arrestuar dërgohen në mbajtje, kurse dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →