Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

6 të vdekur dhe 16 të zhdukur nga përmbytja e anijes në Kolumbi

nga RTV2126 qershor 2017

Zyrtarë thonë se 133 persona u shpëtuan, por 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur kur një anije pasagjerësh u mbyt në një rezervuar në Kolumbinë veriperëndimore, thonë zyrtarët.

Ata thonë se 133 persona u shpëtuan, por 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit popullor turistik të Guatapé.

Kishte rreth 170 persona në bord. Dëshmitari Juan Quiroz i tha BBC –së se  varka u mbyt në më pak se pesë minuta.

Disa të mbijetuar u ankuan se nuk u ishin dhënë xhaketa shpëtimi.

Helikopterët e ushtrisë dhe zhytësit janë bashkuar në operacionin e kërkim-shpëtimit.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →