Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

63 mijë e 529 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

nga Egzona Mehmeti11 korrik 2021

Ministria e Shëndetësisë dje ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë regjistruar 7 raste pozitive me COVID19, ndërsa, janë shëruar 22 persona.
Në total numri i rasteve aktive është 134.
MSh ka informuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 7 mijë e 741 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252 mijë e 938 doza të vaksinës.
Deri më sot 63 mijë e 529 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
May be an image of text

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →