Shtatë persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit, ndërkohë që 445 të tjerë kanë rezultuar pozitivë nga 3500 testime të kryera në Shqipëri.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkaq, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me koronavirus është 7548.









