Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​700 mijë euro investim në Shtëpinë e Përshpirtshme në Shtime

nga Venera Grabanica8 nëntor 2023
​700 mijë euro investim në Shtëpinë e Përshpirtshme në Shtime

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka njoftuar se do të investohen 700 mijë euro investim në Shtëpinë e Përshpirtshme për grupet rinore, kulturore e shoqërore në Shtime.

Aliu ka shkruar në Facebook se shtëpia e Përshpirtshme është referencë e rëndësishme e Komunës së Shtimes që ndodhet në vistrin e objekteve me vlerë të trashëgimisë kulturore.

“Nevojat e saj për restaurim e investim do të plotësohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me ç’rast Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulurore, z. Artan Hoxha, na kumtoi lajmin e mrekullueshëm për 700.000 euro të buxhetuara për rehabilitim të plotë të objektit që punohet në vitin e ardhshëm. Këto mjete do të mundësojnë që brenda Shtëpisë të funksionalizohen zyra e salla të takimeve për grupet rinore artistike, të ojq-ve si dhe për të gjitha shoqatat që do t’u ndahet hapësira e do t’ua lehtësojë barrën aktuale buxhetore. Për më tepër, brenda këtij simboli rinor do të funksionalizohet një mini-kinema e lezetshme që do të shndërrohet në vendtakim të admiruesve të filmit, që do të kenë mundësi ta realizojnë pasionin e tyre pasur nevojë të shkojnë në komuna të tjera. Për rininë tonë”, ka shkruar ai.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →