Një i moshuar ka vdekur mesditën e sotme në plazhin e Kunes, në Lezhë.
Ngjarja, sipas Policisë së Shqipërisë, ka ndodhur rreth orës 12:05.
Dyshohet se Z.Z, 77 vjeçar nga Kosova është mbytur në det, megjithatë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes.









