Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

8-vjeçari shqiptar humbi jetën në Itali

nga Kaltrina Berila26 dhjetor 2022
8-vjeçari shqiptar humbi jetën në Itali

Një djalë 8-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e 25 dhjetorit në një aksident rrugor pranë Borgo Segezia në periferi të Foggia në Itali.
Sipas asaj që është rikonstruktuar nga policia që po heton ngjarjen, djali i vogël me origjinë shqiptare ndodhej në anë të rrugës, pranë një ferme, kur dyshohet se është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një grua.
Fëmija u dërgua në spital dhe ndërroi jetë pak kohë më pas. Në vendngjarje kanë mbërritur patrullat e makinave të policisë dhe të policisë rrugore, të cilat kanë kryer hetimet.
Aksidenti ndodhi në rrugën shtetërore 90, midis Foggia dhe Bovino, në Borgo Segezia, në një zonë pa ndriçim dhe të karakterizuar nga prania e disa fermave dhe pronave fshatare./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →