Viktima ka pësuar lëndime të rënda
Një fëmijë tetëvjeçar është sulmuar vikendin që lamë pas, nga qentë endacakë.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë si pasojë e kafshimit të qenve në rrugën “Kadri Dushi” në Vushtrri. Fëmijët tjerë që ishin në shoqërinë e viktimës, kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë pa lëndime.


Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se rasti është paraqitur në prokurori./21Media










