RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Pesë të vrarë në protestat në Venezuelë

nga RTV2113 prill 2017

Janë vrarë pesë persona në protestat kundër qeverisë së Venezuelës, të cilat kanë filluar dy javë më parë, kanë njoftuar sot autoritetet e Venezuelës

Zyra e Prokurorit Publik ka njoftuar se po hetohet vdekja e viktimës së pestë, Miguel Kolmenaresa, 36 vjeçar, i cili u vra në qytetin e Barquisimeto, raporton AP.

Vendimi i autoriteteve shtetërore të Venezuelës për të kufizuar veprimtarinë e opozitës dhe gjendja e rëndë ekonomike, ka nxitur protesta, të cilat kanë eskaluar në dhunë mes protestuesve dhe policisë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →