Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Reagon Mavraj: Jam shqiptar e atdhetar në fushë

nga Kaltrina Berila13 prill 2017

Mërgim Mavraj ka reaguar ndaj disa raportimeve të medieve gjermane

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka sqaruar fjalët të cilat sipas tij janë keqinterpretuar nga disa gazetarë.

Disa media gjermane kanë raportuar që në një takim me tifozët e Hamburgut, Mavraj u ka thënë: “Do të ishte një ëndërr të luaja për Gjermaninë, për fat të keq nuk u realizua”.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i futbollistit me prejardhje nga Kosova, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpjeguar situatën.

“Me duhet te sqaroj nje deklarate timen dhene per tifozet e Hamburgut qe eshte transformuar dhe rrjedhimisht keqperdorur. Sigurisht qe kam respekt per vendin ku familja ime gjeti strehim, pune dhe ushqim, unë ndej dashuri per ket vend. Atdheu im eshte Shqiperia dhe gjuha ime eshte shqip. Ne fushe sjam kursyer kurre, edhe duke rrezikuar karrieren. Mergim Mavraj nuk eshte atdhetar i rrjeteve sociale por i fushes”, ka shkruar Mërgimi.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →