Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

“9 mijë persona janë evakuuar të premten përmes korridoreve humanitare”

nga Egzona Mehmeti18 mars 2022

Autoritetet ukrainase thonë se kanë evakuuar 9,145 njerëz nga qytetet e saj kryesore përmes korridoreve humanitare të premten, në ditën e 23-të të luftës.

Sipas një postimi në Telegram nga Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së presidentit, numrat përfshijnë rreth 5,000 banorë të qytetit të Mariupolit, i cili ka qenë nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse.

Zyrtari i lartë shtoi se më shumë se 4,000 njerëz u larguan nga Sumy, në verilindje, ndërsa rreth 500 të tjerë u larguan me autobus nga Zaporizhzhia, ku ndodhet centrali më i madh bërthamor në Evropë.

BBC raporton se nuk i ka verifikuar këto pretendime./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →