RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

9 të vdekur, 115 raste të reja dhe 116 të shëruar nga Covid-19

nga B G29 gusht 2020

Përkundër se dje  ra numri i vdekjeve të shkaktuar nga Covid-19, me vetëm një të vdekur, sot prapë është shënuar rritje.

Siç njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike,  gjatë 24 orëve kanë vdekur 9 persona.  Ndërsa 115 raste kanë rezultuar pozitiv nga 466 mostra të testuara.

Sipas rezultateve të IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 janë shëruar 116 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 13.215 raste nga 50.223 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 508 raste të vdekjes. Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.355 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.352./21Media

https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.527771290684213/3035339416594042/?type=3&theater

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →