Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

9 të vdekur dhe 509 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

nga B.K23 shkurt 2021

Edhe pse ditët paraprake u shënua një ulje rasteve të reja pozitive me Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit sërish ka pasur rritje të raste me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Nga realizimi i 2.813 testimeve, pozitiv kanë rezultuar 509 raste.

Ndërkohë është regjistruar se janë shëruar 354 pacientë, ndërkaq 9 të tjerë e kanë humbur betejën me virusin Covid-19.

Nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë infektuar 99.917 persona, prej tyre janë shëruar 90.096, kurse jetën e kanë humbur 3.085 të tjerë. E gjitha kjo nga realizimi i 506.378 testimeve./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →