Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

9 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

nga Venera Grabanica6 tetor 2021

Nëntë qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Shqipëri, ndërsa janë konfirmuar 572 raste të reja me COVID, nga 3808 testime të kryera.
Pacientët që nuk e fituan dot betejën me virusin ishin nga Kavaja, Tirana, Shkodra, Përmeti, Elbasani dhe Fieri, nga 57 deri në 83 vjeç.
Ndërkohë, në të gjithë vendin, raportohen 8134 pacientë aktivë me COVID.
Në spitalet COVID po marrin trajtim 179 pacientë, nga të cilët 31 janë në gjendje më të rënduar.
Tirana ngelet qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve, pasuar nga Fieri e Durrësi./Vizionplus

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →