Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ngjarjet e datës 22 nëntor

nga Venera Grabanica22 nëntor 2022
Ngjarjet e datës 22 nëntor
  • 10:30
    Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Gjermane, Fakulteti i Filologjisë Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP), shënon tridhjetë vjetorin e themelimit të tij. Me këtë rast Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Gjermane organizon një konferencë shkencore me titullin: Perspektiva e studimeve të Gjermanistikës në Evropën Juglindore. (Fakulteti i Filologjisë)
  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton me auditor të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) lidhur me auditimin “Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve në KRU-të”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

  • 12:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin vjetor të Statistikave Zyrtare, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

  • 13:00
    Nënshkruhet marrëveshja për organizimin e Superkupës së Kosovës nga klubi i Sigal Prishtinës. Marrëveshja nënshkruhet nga kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Blerand Stavileci, u.d. i kryetarit të Klubit të Sigal Prishtinës. (Zyrat e FBK-së)
  • 15:00
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Financave Hekuran Murati dhe ai i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, shpalosin Buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Prizrenit. (Salla “Dokukino”, Prizren)
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →