Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

960 bimë narkotike në Klinë, arrestohet edhe personi i katërt

nga Kaltrina Berila31 tetor 2024
960 bimë narkotike në Klinë, arrestohet edhe personi i katërt

Sot është arrestuar edhe personi i katërt për rastin e 500 kg drogë e cila u kap në Klinë në gjusht të këtij viti.

Derisa ditën e djeshme ishin arrestuar në Prishtinë edhe tre persona të dyshuar lidhur me këtë rast

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Gjatë një operacion sot është arrestuar në Klinë një person tjetër i dyshuar për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”. Prokurori i shtetit është duke përpiluar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për tre persona të cilët dyshohen për kultivim të bimëve narkotike ku në atë kohë në muajin gusht janë asgjesua rreth 960 bimë në sasi prej 500 kg. Gjithashtu dyshohet se njëri prej yre e ka kërcënuar zëvendëskryeprokurorin, Ersan Qavolli për këtë çështje janë duke u ndërmarr të gjitha masat ligjore”, ka thënë Nikçi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →