Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

A do jetë e pranishme LDK-ja në takimin e thirrur nga PSD-ja?

nga Venera Grabanica10 shkurt 2022

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në Click të RTV21 ka treguar se a do marrë pjesë LDK-ja nesër në takimin e thirrur nga PSD-ja.
”Ne takime kemi pasur edhe para proteste, takime do ketë ne komunikimin me partitë tjera nuk e kemi ndërpre asnjëherë, pse jo takime do ketë”, ka thënë Haziri, shkruan rtv21.tv


PSD për nesër ka ftuar në një takim të gjitha partitë parlamentare e jo parlamentare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, sindikatave të ndryshme dhe personat publik e jopublik që janë të interesuar që bashkërisht ta kundërshtojnë vendimin për rritjen e çmimit të rrymës.
Kësaj ftesë, i është përgjigjur pozitivisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka ka thënë se në këtë takim AAK-ja do të përfaqësohet nga nënkryetari.
Takim i pritet të mbahet nga ora 13:00./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →