Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

A do të hyjë në koalicion Përparim Rama për garën për Prishtinën?

nga E.Bullaku8 nëntor 2021

Përparim Rama, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, u ka bërë thirrje të gjitha partive që të propozojnë ide për avancimin e programit qeverisës.
Në RTV21, Rama ka thënë se administrimi i qeverisjen lokale do të bëhet prej personave të cilët janë profesionist, kanë CV-ja që tregojnë se kanë mundësi të menaxhimit të mirëfilltë të të gjitha departamenteve përbrenda Komunës së Prishtinës, që siç është shprehur ai, do ta mundësojnë transformimin që i duhet kryeqytetit.
“Jemi të hapur për njerëz profesionistë, pa marrë parasysh çfarë partie i takojnë apo janë qytetarë të pavarur”, ka thënë Rama.

Edhe për drejtimin e drejtorive të Komunës së Prishtinës, kandidati i LDK-së ka theksuar se do të marrë njerëz profesionist, pa marrë parasysh se nga cila parti janë.

Kujtojmë që, në Prishtinë në balotazh janë Arben Vitia nga VV dhe Përparim Rama nga LDK. Në raundin e parë të zgjedhjeve, Arben Vitia i ka marrë 42.5% të votave, ndërsa Përparim Rama 29.2% të votave./21Medi

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →