Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

A do të marrë pjesë Putini në samitin e G20-s

nga Kaltrina Berila9 qershor 2022

Tani në Indonezi, ku ambasadorja ruse Lyudmila Vorobieva ka refuzuar të konfirmojë nëse Presidenti, Vladimir Putin do të marrë pjesë në një samit të G20-s në Bali në nëntor të këtij viti.
“Ne nuk mund të përcaktojmë ende nëse Presidenti Putin do të marrë pjesë offline apo online… Kemi ende kohë për të menduar për këtë dhe për të pritur zhvillimet”, citohet Vorobieva nga agjencia e lajmeve Antara, transmeton rtv21.tv.
Gjatë një bisede telefonike me presidentin e Indonezisë, Joko Widodo në prill, Putin tha se do të merrte pjesë në samitin e G20.
Megjithatë, SHBA-ja që atëherë ka shprehur kundërshtim, duke thënë se “nuk mund të jetë biznes si zakonisht” me Moskën pas pushtimit të Ukrainës.
Është e rrallë që Putini të shihet në publik në ditët e sotme, me thashethemet që qarkullojnë për shëndetin. Ish-spiuni i MI6, Christopher Steele i tha BBC-së dje se udhëheqësi rus ka të ngjarë të largohet brenda gjashtë muajve, duke sugjeruar se ai mund të jetë “i paaftë” deri atëherë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →