Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

A do të rriten prapë çmimet e derivateve, për RTV21 flet kreu i naftëtarëve

nga Kaltrina Berila31 maj 2022

Në rajon e në botë po raportohet për rritje të çmimeve të derivateve. Por, a do të ketë rritje në tregun e Kosovës, portali rtv21.tv ka kontaktuar me kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjanin.
Berjani ka thënë se çmimet aktuale sillen nga 1.64 cent për një litër naftë dhe 1.65 cent për një litër benzinë. Ndërsa, se si do të jenë çmimet në ditët në vazhdim, tha se nuk mund “të paragjykojnë për shkak se ka levizje të mëdha në berzën ndërkombëtare”.
“Çmimet janë të larta për qytetarët tanë po këto rritje janë duke ndodhur në tërë botën. Sot në Shqipëri një liter disel është mbi 2 euro”, ka thënë Berjani.
Pasditen e sotme u raportua se edhe në Maqedoninë e Veriut do të shtrenjtohen derivatet e naftës me të paktën 10 denarë për litër. Kështu një litër benzinë nga mesnata do të kushtojë 106 denarë, ndërsa nafta 95 denarë për litër.
Çmimet e naftës arritën nivele të reja pasi liderët e Bashkimit Evropian ranë dakord për ndalimin e importit të naftës ruse.
Nafta e papërpunuar Brent u rrit mbi 123 dollarë për fuçi të martën, më e larta që ka qenë për dy muaj./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →