Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

A e dëgjuat bashkëpunimin e Dafina Zeqirit me Afrim Muqiqin

nga Kaltrina Berila15 dhjetor 2023
A e dëgjuat bashkëpunimin e Dafina Zeqirit me Afrim Muqiqin

Këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri ka publikuar projektin e saj më të ri, kësaj radhe më ndryshe.

Ajo mbrëmë ka sjellur bashkëpunimin e saj me këngëtarin e mirënjohur, Afrim Muqiqi.

Kënga është e titulluar “Unë të du” dhe në kanalin zyrtar të Youtube ka marrë rreth 280 mijë klikime vetëm 14 orë pas publikimit.

Teksti i këngës është shkruar nga Hivzi Krasniqi, muzika është realizuar nga Afrim Macula dhe videoklipi i është besuar Smartmotion, transmeton rtv21.tv.

Kujtojmë se bashkëpunimi i fundit i Dafinës është publikuar dy muaj më parë me Mozzik me këngën “Drama Pahiri”.

Ndërsa këngëtari Afrim Muqiqi bashkëpunimin e fundit e ka sjellur dy javë më parë me Argjenda Docin të titulluar “Babe e bije”./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →