Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

A e sheh VV Osmanin kundërshtare të fortë, Dugolli: S’na frikëson askush

nga B G6 maj 2026
A e sheh VV Osmanin kundërshtare të fortë, Dugolli: S’na frikëson askush

Lëvizja Vetëvendosje nuk e sheh si rrezik për zgjedhje ish-bashkëpunëtoren e saj Vjosa Osmani e cila pritet të bashkohet me LDK-në për zgjedhjet e 7 qershorit.

I pyetur nga RTV21  nëse Osmanin  e shohin si kundërshtare  të fortë, anëtari i VV-së Enver Dugolli tha se nuk i frikësohen askujt duke shtuar se nuk beson që kalimi i Osmanit në LDK zvogëlon mbështetjen elektorale për VV-në.

“Ne e kemi qytetari atë që duam ta kemi pranë dhe nuk na frikëson askush, zonja Osmani po kthehet aty ku ja mbyllën dyert edhe ku LVV e Albin Kurti  ia dhanë mundësinë, pra nuk e di çka ka ndryshu nga ajo kohë kur e larguan e nuk deshën të dëgjojnë fare për zërin  e saj nuk e di çka ndryshu ajo më së miri e di për veti, por unë besoj se nuk do të ketë aleat më të sinqertë se Lëvizjen Vetëvendosje dhe zotëri Kurtin.”, u shpreh Dugolli për RTV21./RTV21/21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →