Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

A po kryen Rusia gjenocid në Ukrainë?

nga Egzona Mehmeti13 prill 2022

Mizoritë e kryera nga forcat ruse në Ukrainë kanë shkaktuar akuza të përhapura për krime lufte.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i quajti incidentet në Bucha, ku të paktën 500 njerëz janë gjetur të vdekur që nga largimi i rusëve – “gjenocid i vërtetë”.

Gjenocidi shihet gjerësisht si krimi më i rëndë kundër njerëzimit dhe përkufizohet si një shfarosje masive e një grupi të caktuar njerëzish.

Kryeministri i Polonisë ,Mateusz Morawiecki pajtohet se vrasjet në Bucha dhe qytete të tjera pranë kryeqytetit Kiev “duhet të quhen akte gjenocidi dhe të trajtohen si të tilla”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha se sulmet ndaj civilëve në Bucha nuk “duken shumë larg gjenocidit”.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden akuzoi forcat ruse për kryerjen e akteve të “gjenocidit” në Ukrainë dhe tha se presidenti rus, Vladimir Putin po përpiqej të “fshinte idenë” e një identiteti ukrainas, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se ai heziton të përdorë termin dhe paralajmëroi kundër një “përshkallëzimi të retorikës”.

Por, ekspertë të tjerë në fushën e gjenocidit thanë se është shumë herët për të përcaktuar mizoritë ruse si në atë kategori./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →